Të fundit

Erdogan e Putin bisedojnë në telefon

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në një deklaratë nga Kremlini thuhet se Erdogan dhe Putin në bisedën e tyre telefonike diskutuan për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, raporton Anadolu.

Gjatë bisedës u diskutuan propozimet e Rusisë për garanci të ndryshme të sigurisë ndaj SHBA-së dhe NATO-s si dhe çështje të ndryshme rajonale, përfshirë Kaukazin, Sirinë dhe Libinë.

Gjithashtu në bisedë dy liderët përsëritën angazhimin e tyre për intensifikimin e partneritetit të bazuar në dobi reciproke mes Rusisë dhe Turqisë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci