Të fundit

Maqedonci jep detaje rreth marrëveshjes për municione: Tregon çfarë kalibri do të prodhohen

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka dhënë detaje rreth marrëveshjes së nënshkruar me Turqinë.

Ai tha se fokusi i marrëveshjes ka qenë fabrika e municionit, dhe sipas tij kjo do të bëhet me financim nga Qeveria e Kosovës, ndërsa pajisjet do të sigurohen nga shteti turk.

“Ne kemi nënshkruar kontratën dhe pas nënshkrimit fillon edhe puna për funksionalizimin e kësaj fabrike. Do të jetë një ndërmarrje publike që do të menaxhojë komplet fabrikën dhe qëllim kryesor do të ketë prodhimin e municione 5.56 dhe 7.62, municione këto që përdoren nga njësitë e hetuesisë dhe njësitë ushtarake dhe që janë municionet që më së shumti shpenzohen edhe gjatë operacioneve por edhe gjatë trajnimeve”, tha Maqedonci në një intervistë për Euronews Albania,.

Ai theksoi se prodhimi nuk do të bëhet vetëm për furnizimin e institucioneve vendore por edhe për eksport.

Ndryshe Gazeta Paparaci raportoi për lidhjet e forta mes presidentit turk Erdogan dhe kompanisë që do ta themelojë fabrikën e municioneve në Kosovë.

Këto lidhje dëshmohen kryesisht përmes drejtuesve të “Makine ve Kimya Endüstrisi”, Ilhami Keles e Alphaslan Kavaklioglu.

Lidhjet e forta mes Erdoganit dhe kompanisë që do të themelojë fabrikën e municioneve në Kosovë

Keles në të kaluarën ishte sekretar i përgjithshëm i Grupit të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore në SAHA Istanbul, vend ky ku një pozitë kyçe e mban vëllai i dhëndrit të Erdoganit, Haluk Bayraktar. Ai mban pozitën e kryetarit të Bordit të Drejtorëve.

Ndërsa, Alphaslan Kavaklioglu, kryetar i Bordit të Drejtorëve në MKE është anëtar i Partisë së Erdoganit, i cili më 2018 ishte emëruar edhe zv/ministër i mbrojtjes.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci