Të fundit

Sallahu thotë se LDK s’ka program: Gjykatën Administrative po e themelojmë, për atë të Punës s’ka nevojë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se në programin e saj politik, LDK ka propozuar themelimin e Gjykatës Administrative dhe asaj të Punës.

Sallahu ka deklaruar se Projektligji për Gjykatën Administrative ka kaluar në lexim të dytë dhe tani po pritet verdikti nga Kushtetuesja,

“Pra, themelimi i Gjykatës Administrative po bëhet!”, ka thënë Sallahu.

Sipas tij, është vlerësuar se për themelimin e Gjykatës së Punës s’ka nevojë,

“E dyta, sipas analizave që i kemi bêrë bashkë me sistemin gjyqësor ka rezultuar se numëri i pakët i kontesteve nga marrëdhënia punës që ekzistojnë në gjykata ka eliminuar nevojën për themelimin e Gjykatës së Punës. Pra, nuk ka nevojë për shpenzime financiare të paarsyeshme”, ka shkruar Sallahu,

“LDK, s‘ka program. Prandaj, është program i LDK-së!”, ka cekur tutje ai në postim në Facebook.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci