Paparaci pak më parë raportoi se një zjarr ka shpërthyer në një objekt për servisim të automjeteve në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Zëdhënësja e e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për Paparacin se nga ky zjarr nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet.
