Të fundit

Kurti për ftesën e Prokurorisë Speciale: Do të merrem me këtë kur të vijnë në kryeministri

Kryeministri Albin Kurti nuk ka hequr dorë nga propozimi i tij për t’u marrë në pyetje nga prokurorët e Prokurorisë Speciale në kryeministri.

Sipas kryeministrit Kurti kjo është një praktikë që ka ndodhur edhe në të kaluarën dhe nga e cila nuk bënë të dilet.

Ai është shprehur i gatshëm për të dhënë dëshminë e tij, madje ka thënë se është shumë i hapur dhe i interesuar për ta bërë një gjë të tillë.

“Ekziston komunikimi përmes prokurorisë dhe kryeministrisë, nuk mund të merrem paradite e pasdite me këtë çështje. Do të merrem me këtë kur të vijnë në kryeministri të më intervistojnë si dëshmitarë. Jam i hapur, i gatshëm e interesuar që të jap deklaratën time si dëshmitar në kryeministri. Janë bërë edhe në të kaluarën këtë intervistime dhe po pres pasi që kam ofruar disa orare. Prokuroria e di shumë mirë se për çfarë raste bëhen fjalë sepse ka pasur raste në të kaluarën kur nga prokuroria e shtetit kanë intervistuar kryeministria në Qeverinë e Kosovës dhe nuk duhet të dalim nga kjo praktike.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci