Organizata Iniciativa për Progres të martën doli me raportin e aktiviteteve të prokurimit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas kësaj organizate, Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu, ka shënuar nivelin më të lartë të dështimeve në aktivitete të anuluara, me 60 për qind.
Arbër Kabashi, hulumtues në INPO, tha se numri më i madh shprehet te Ministria Infrastrukturës, pastaj MKRS me 51.5 për qind, MAShT-i me 50 për qind, MPB-ja me 44 për qind dhe Ministria e Bujqësisë me 33.3 për qind.
Sipas këtij raporti, vlera financiare e aktiviteteve të anuluara është mbi 13 milionë euro buxhet, ku kryeson Ministria e Arsimit me mbi 5 milionë euro.
E për këtë çështje, ministrja Arbërie Nagavci iu shmang pyetjes së gazetarëve duke u përgjigjur shkurt: “Nuk e di, nuk kam kohë”.
