Të fundit

Policia e Kosovë zbulon detajet e arrestimit të djeshëm në Grançanicë

Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media, për rastin e arrestimit të djeshëm në Komunën e Graçanicës.

Siç ka raportuar Paparaci më parë, dje, me datën 26.12.2024, Policia e Kosovës e ka bastisur Komunën e Graçanicës dhe me këtë rast i ka arrestuar dy zyrtarë komunal.

Me këtë rast është prononcuar edhe kryetarja e Komunës së Graçanicës Lilana Shubariq se në pyetje është korrupsioni.

Policia në komunikatë ka dhënë detaje të arrestimit të djeshëm dhe ka konfirmuar se të dyshuari ngarkohen me  veprën penale Keqpërdorimi i Detyrës Zyrtare dhe Marrja e Ryshfetit, dhe Marrje e Ryshfetit transmeton Papapraci.

Në vazhdim publikojmë komunikatën e plotë të Policisë së Kosovës për këtë rast.

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka pranuar informatën ku dyshohej se disa zyrtar të Komunës së Graçanicës, më saktësisht zyrtarë nga Drejtoria e Kadastrit dhe Pronës janë përfshirë në veprat penale të “Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare” dhe “Marrje e Ryshfetit”.

Zyrtarë të caktuar dyshohet se kishin kërkuar nga një qytetar mjete monetare në vlerë prej 25,000.00€ (njëzet e pesëmijë euro), për përfundimin e një lënde në lidhje me bartjen e pronësisë.

Pas marrjes se këtij informacioni hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit nga Policia e Kosovës kanë aplikuar masat e veçanta me ç ‘rast më dt. 26.12.2024, gjatë një operacioni taktik kanë arrestuar në flagrancë dy të dyshuar me iniciale (V.S dhe Z.M) duke pranuar mjetet monetare në vlerën e cekur me lartë me qëllim të përfundimit të lëndës. Ndërsa, tre të dyshuarit tjerë dyshohet që në bashkëveprim kanë kryere veprat penale të cekura më lartë.

Pas arrestimit të të dyshuarave, janë kryer bastisje në tri lokacione të ndara ku janë sekuestruar edhe dëshmitë në vijim:

Në shtëpinë e të dyshuarit me inicilae (V.S.) janë sekuestruar 5,000.00€ (pesëmijë euro) para të gatshme;

Në shtëpinë e të dyshuarit me iniciale (D.F.) janë sekuestruar 2,000.00€ (dymijë euro) para të gatshme;

Po ashtu janë sekuestruar: 7 (shtatë) telefona mobil personal, pronë e të dyshuarve të cilët do të dërgohen për ekzaminim të mëtutjeshëm.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve të tyre mbrojtës, të cilëve Prokurori i lëndës; dy prej tyre  (V.S dhe Z.M ), ju ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa tre personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Të gjitha veprimet hetimore janë kryer në bashkëveprim dhe nën mbikëqyrjen e Prokurorit të Prokurorisë themelore në Prishtinë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci