Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se ka pasur ndikim pozitiv vendimi që aplikimet për subvencione të pranohen edhe në bashkësitë lokale.
“Rezultatet e kësaj nisme janë të dukshme, që në ditën e parë!”, ka shkruar ai.
“Do të vazhdojmë punën tonë për të sjellë shërbimet sa më pranë jush, në çdo lagje dhe në çdo fshat”, ka shkruar Rama.
Sipas tij, kjo iniciativë jo vetëm që u lehtëson qytetarëve qasjen në shërbimeve, por gjithashtu ndihmon në eliminimin e pritjeve të gjata në sportelet e komunës.
