Të fundit

Pas propagandës së radhës së zyrës serbe, reagon Policia e Kosovës

Kemi konfiskuar një flamur që përmban simbole që mund të konsiderohen provokuese dhe nxitëse për komunitetet lokale, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës dhënë portalit KoSSev.

Përgjigja erdhi pasi Zyra e Petkoviqit për propagandë kundër Kosovës akuzoi pjesëtarët e Policisë së Kosovës se kanë kontrolluar serbët dhe veturat e tyre “në kërkim të flamujve serbë” në lokacionin Bregu i Gjelbër në ditën e Krishtlindjes. Sipas propagandës së tyre, “flamuri serb i është marrë me dhunë njërit prej serbëve të ndaluar”.

Kjo zyre “e ka dënuar këtë incident”, duke e quajtur atë “të provokuar qëllimisht për të frikësuar serbët dhe për t’i penguar ata të festojnë Krishtlindjen”, transmeton Paparaci.

Ata më pas akuzuan “falangat e Kurtit” se po i shfrytëzojnë festat serbe për të “shkaktuar tensione ndëretnike”, dhe deklaruan se serbët e Kosovës “nuk kanë paqe, as gjatë Krishtlindjes”.

Pasi portali Kossev ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ata kanë konfirmuar se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:22, në lokacionin Bregu i Gjelbër në fshatin Novobërdë.

Ata kanë shpjeguar, njësitet policore kanë dalë në terren pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore në Novobërdë, ku kanë takuar një grup të qytetarëve të komunitetit serb. Gjatë hetimeve paraprake dyshohet se këta qytetarë gjatë festimin të Krishtlindjes Ortodokse kanë përdorur mjete piroteknike”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Në vendngjarje u gjet një flamur i cili përmban simbole që mund të konsiderohen provokuese dhe nxitëse për komunitetet lokale.

Më pas flamuri u konfiskua dhe policia shpjegoi se kjo ishte bërë për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci