Të fundit

Duhej të paraqitej në SPAK, Meta: Jam ende në qelinë nr.5

Kreu i Partisë së Lirisë i cili sot duhet të merret në pyetje nga SPAK ka reaguar nga qelia me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Meta thotë se ende ndodhet në qelinë Nr.5 i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse, siç thotë ai, lajmërimin e ka marrë nga mediat.

Ai shton se do të jetë i hapur t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

POSTIMI:

Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci