Të fundit

Nesër mbahet seanca për zgjedhjen e kryesuesit të asamblesë në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thirrur për nesër seancën për votimin e kryesuesit të kuvendit komunal të kësaj komune, tre ditë para mbylljes së afatit për zgjedhjen e kryesuesit.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti, ka thënë dje për Paparacin se kjo pozitë pritet t’i takojë Partisë Demokratike të Kosovës.

Tutje ai ka njoftuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike janë duke zhvilluar takime që të arrijnë marrëveshje koalicioni për të bashkëqeverisur në këtë komunë.

Alban Hyseni u betua si kryetar i Komunës së Gjilanit më 7 dhjetor të vitit të kaluar, kurse në bazë të Ligjit për vetëqeverisje lokale, kryesuesi i Kuvendit duhet të zgjidhet më së largu 30 ditë pas betimit të anëtarëve të asamblesë.

VV dhe PDK një hap afër marrëveshjes së koalicionit në Gjilan

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci