Të fundit

Gjuriq: Dialogu strategjik me SHBA do të ishte rast fantastik për Serbinë

Ministri i jashtëm serb Marko Gjuriq ka thënë se “hapja e një dialogu strategjik me SHBA do të ishte një “mundësi fantastike për Serbinë” që do të çonte në një përmirësim të ndjeshëm të cilësisë dhe karakterit të marrëdhënieve mes dy vendeve”. Ai ka shtuar se “dialogu nuk do të përfshijë vetëm një sërë takimesh, por edhe bashkëpunim që do të ndikonte pozitivisht në pozicionin ndërkombëtar të Serbisë”, transmeton Paparaci.

“Duke pasur parasysh se jemi në fund të mandatit të një administrate dhe fillimi i një të reje, ne në Beograd e shohim hapjen e dialogut strategjik si një mundësi fantastike për një marrëdhënie me presidentin Trump dhe ekipin e tij, si një hyrje për vizitën e mundshme të tij në Beograd në periudhën e ardhshme, që do të kishim dashur ta shihnim, por edhe si një shans i madh që me administratën e presidentit Trump, i cili do ta rikthejë Amerikën në vendin e merituar si në sytë e Serbisë ashtu edhe të komunitetit të gjerë ndërkombëtar, do të jetë një uverturë e shkëlqyer”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka theksuar se Serbia me hapjen e një dialogu strategjik me SHBA nuk do të vërë në dyshim marrëdhëniet e Serbisë me miqtë dhe partnerët tradicionalë, duke aluduar në Rusinë dhe Kinën.

“Në të njëjtën kohë, dua të them se hapja e këtij dialogu strategjik nuk do të ishte në kurriz apo llogari të marrëdhënieve të Serbisë me miqtë dhe partnerët e saj tradicionalë”, ka theksuar Gjuriq.

Me gjithë paralajmërimet se SHBA do të vendosë sanksione ndaj industrisë së naftës së Serbisë, Gjuriq pretendon se “SHBA dhe Serbia do të fillojnë një dialog strategjik që duhet të shpallet zyrtarisht këtë fundjavë, gjatë vizitës së zëvendëssekretarit amerikan të shtetit, Richard Verma në Beograd”./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci