Xhevahire Izmaku, dikur pjesë dhe deputete e PDK-së, sot ka kaluar në Nismën Socialdemokrate dhe garon për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.
E pyetur se kush është politikan më i zoti, Fatmir Limaj apo Hashim Thaçi, ajo ka thënë se të dytë i do “sikur një binom” dhe i çmon njëjtë.
“Unë i kam dashtë të dytë si binom. I çmoj, konceptin nuk e kam ndarë. Nuk mundem kurrë me i pa të ndarë, as në këtë fazë nuk i shoh të ndarë. Secilin për pozicionin që e ka pasë në veti, e vlerësoj shumë. Për punët që i ka kry ish-kryeministri Thaçi, punën e jashtëzakonshme në aspektin ndërkombëtar, mbrojtjen e dinjitetshme që e bon sot në Hagë, vlerësim ton jetën. Asnjë segment nuk ka ndryshu në ktë drejtim”, ka thënë ajo për emisionin Paradoks me Vehbi Kajtazin, prodhim i Gazetës Paparaci.
Kurse për Fatmir Limajn, thotë se e njeh se si funksionon dhe ia vlerëson fjalën e dhënë e qëndresën që e ka treguar nëpër kohëra.
“Zotin Limaj e njoh prej 1999 dhe kena punu shumë bashkë. E njoh qysh funksionion organizmi dhe organizimi i tij politik. Ia çmoj qët energjinë e jashtëzakonshme, për me bo shumë sene dhe me i shku deri në fund fjalës së vet deri në fund kur e thotë fjalën dhe premtimin publik. Ia çmoj qëndresën dhe presionin që e ka pasë ndër vite nga akuza të pabaza në procese të ndryshme…Ia çmoj dashninë për vendin dhe njerëzit e vet. Hiç nuk priton me ndalë veturën, me ndalë një plak, me përqaf dhe me i thanë hajde ta qes një çaj”, ka treguar ajo tutje.
Sa i përket ndërrimit të partisë, ajo thotë se nuk ka ndryshuar në ADN-në politike.
“Nuk e kam ndërru ADN-në politike, unë jam shuëm rehat në këtë pjesë, unë ndihna njëjtë. Kam punu bashkë me dytë”, ka deklaruar Izmaku.
