Të fundit

Abdixhiku: Marrëzisë politike e mendësisë së izolimit, të frikës, duhet t’i dalim në ballë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, vizitoi sot Kaçanikun, ku u prit nga një numër i madh i qytetarëve.

Gjatë kësaj vizite, Abdixhiku përcolli mesazhe të forta për situatën aktuale politike duke thënë se “marrëzisë politike e mendësisë së izolimit, të frikës, duhet t’i dalim në ballë të gjithë”.

Duke iu drejtuar qytetarëve të Kaçanikut, Abdixhiku theksoi rëndësinë e bashkimit përballë sfidave politike dhe shprehu bindjen se LDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësinë për ta udhëhequr vendin drejt një të ardhmeje më të mirë.

“Marrëzisë politike e mendësisë së izolimit, të frikës, duhet t’i dalim në ballë të gjithë, sepse nuk është mendësi e Kosovës sonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Dhe në këtë sfidë, LDK-ja vjen e përgatitur. Ajo, ia ka dalë në kushte shumë të rënda, me Ibrahim Rugovën në krye, ta vendoste vendin tonë në hartën e popujve të lirë, të cilët, na u gjinden në të gjitha rrethanat, dhe ne, në kushtet e reja, të sotme, dimë e mundemi, ta kthejmë përsëri Kosovën aty ku e ka vendin.

Unë sot jam para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive e të grupeve. Nuk ka Kosovë të individëve, por ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm”, tha Abdixhiku.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci