Koalicioni për Familjen do të hapë nesër fushatën zgjedhore në Mitrovicë.
Tubimi hapës i fushatës në Mitrovicë për koalicionin që kryesohet nga AKR-ja, do të mbahet në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” dhe do fillojë nga ora 17:45.
Njoftimin për këtë aktivitet e ka bërë numri dy në listën e koalicionit, Selim Pacolli.
