Të fundit

Artan Behrami merr mbështetje nga ish-ambasadori Avni Kastrati

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, ka marrë mbështetje për garën e tij edhe nga ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati.

Behrami ka zhvilluar një takim sot me Kastratin, për çfarë tha se i është mirënjohës gjithmonë për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Behrami ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën me Kastratin derisa drejtonte Komunën e Mitrovicës.

“Ambasadori Avni Kastrati është një personalitet me virtyte të larta njerëzore dhe profesionale. Ai, me shumë dinjitet ka kryer punën e kryetarit të komunës, duke e transformuar Mitrovicën. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen dhe bashkëpunimin! Në këtë takim kujtuam edhe momente të bashkëpunimit tanë, ku si diplomat në Mitrovicë kam sjell shumë personalitete nga mbarë bota”, thuhet në postimin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci