Kandidatja për deputete nga Nisma, Xhevahire Izmaku është takuar me disa gra, ku thotë se prioritet kryesor i saj është fuqizimi i tyre.
Ajo thekson se së bashku do të ndërtojnë një të ardhme ku zëri i femrave dëgjohet dhe mbështetet.
“Sot, e vendosur dhe me përkushtim, unë e përcaktoj prioritetin tim kryesor: fuqizimin e femrave në çdo fushë të jetës. Së bashku, ndërtojmë një të ardhme ku zëri i femrave dëgjohet dhe mbështetet”.
