Të fundit

Artan Behrami në Zhabar të Mitrovicës: Kurrë s’do të mund të na ndajë Albin Kurti

Artan Behrami, kandidati i PDK-së për deputet, ka thënë se Albin Kurti nuk do të mund t’i ndajë mitrovicasit sepse “ata i bashkon PDK-ja dhe fitorja”.

Gjatë një takimi me qytetarë në Zhabar të Mitrovicës, Behrami ka thënë se fitoren e PDK-së është duke e parë në tubimet me qytetarë.

“Unë jam i Vanarcit të Epërm, dmth e Luginës së Ibrit. Plqetë ktyneherë thoshin se Zhabarin e Vinarcin është sikurse Batllavën me nda në mes. Neve na ndan fizikisht Ibri, por në këto zgjedhje kurrë nuk ka me mund të na nda Albin Kurtin sepse na bashkon Bedri Hamza, PDK-ja dhe fitorja”, ka thënë ai.

Pastaj, kandidati për deputet nga vazhduar me një pyetje, të cilën e ka bërë të zakonshme në takimet e tij me qytetarët gjatë fushatës elektorale.

“Presidenti Thaçi shpesh ka ardhur në Zhabar. Edhe ata që janë të moshave të mesme, ose të mëdha, e din që një pyetje ua ka bërë: A e keni sosë me dal në zgjedhje? Edhe? Dihet!”, ka deklaruar ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci