Ibadete Mehmeti, kandidate për deputete nga LDK ka vizituar bustin “Heroinat” që gjendet në Prishtinë.
Mehmeti ka thënë se kujtoi dhe nderoi rolin e madh të grave dhe vajzave të Kosovës, të cilat në vitet e vështira të ‘90-ta dhe gjatë luftës për liri, u bënë shtylla të qëndresës dhe sakrificës.
“Pas 9 shkurtit, gratë dhe vajzat e LDK-së do të jenë shtylla kryesore e ndryshimit të madh që po e pret Kosovën. Me vizion, përkushtim dhe guxim, ato do të vazhdojnë të jenë promotore të reformave që synojnë një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe më të zhvilluar”, ka shkruar ajo.
