Të fundit

Një i vdekur e disa të lënduar në aksidentin e rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel.

Kryetari i komunës së Skenderaj, Fadil Nura, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se si pasojë i aksidentit një person ka ndërruar jetë dhe disa janë të lënduar.

Nura, i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërsa lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë.

“Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë, një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë.

Në këto çaste të rënda, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, ndërkaq të lënduarve iu dëshiroj shërim të shpejtë!”,ka shkruar Nura.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci