S.D. pesëdhjetë e dy vjeç është ndaluar dje në Mitrovicën e Veriut pasi policia i gjeti armë dhe pajisje për nxjerrjen e kriptovalutave.
Ky person ka qenë duke vozitur një veturë që është ndalur dje, sipas Policisë së Kosovës, për një kontroll rutinë, transmeton Paparaci.
Kur kontrolluan bagazhin, gjetën një pushkë AK-47, një karikator, pesë fishekë 7.62 mm, si dhe pajisje për prodhimin e kriptomonedhës.
Pas ndalimit të tij, prokurori ka vendosur menjëherë masën e sigurisë arrest me burg deri në 48 orë. Është hapur rasti “Armëmbajtje në pronësi, kontroll ose posedim pa leje”./Paparaci.com
