Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besim Mulaj, është pritur nga veprimtari dhe aktivisti i madh, Demë Qeta.
Mulaj ka thënë se ishte nder dhe kënaqësi që të pritet në një shtëpi patriotike, siç është ajo e familjes Qeta.
“Pas takimit në fshatin Kovrage, patëm kënaqësinë të vizitonim fshatin Trubuhoc, në shtëpinë e veprimtarit dhe aktivistit të madh, z. Deme Qeta. Ishte një nder dhe kënaqësi të takohemi në këtë shtëpi patriotike, ku nderuam kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Qeta, si dhe kujtuam njeriun e madh, Isuf Qetaj, një aktivist të shquar të LDK-së dhe ushtar të lavdishëm të Kosovës. Familja Qeta ka dhënë një kontribut të paçmuar në luftë e në paqe, dhe respekti ndaj tyre nga ne do të jetë gjithmonë i përjetshëm. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen që na jepni ne si kandidatë nga Istogu për deputet. Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të ndritur!
LDK 124 ✔️ 79 ✔️”, thuhet në postimin e tij.
