Kandidati për deputet nga PDK, Naim Ismajli ka publikuar një fotografi me bashkëshorten teksa shkruan për rolin e saj në familje.
Ismajli thotë se angazhimi në politikë sjell sfida të shumta, dhe një prej tyre është padyshim koha e kufizuar me familjen.
Ai potencon se gjatë kësaj fushate, si edhe ndër vite, prania e tij në shtëpi nuk ka qenë e njëjtë si më parë, por mbështetja e familjes ka qenë dhe mbetet shtylla e tij kryesore.
“Një rol të veçantë në këtë rrugëtim ka luajtur bashkëshortja ime Fatimja, e cila më ka qëndruar pranë në çdo moment, më ka përkrahur dhe më ka dhënë forcën për të vazhduar tutje”.
“Për këtë, i jam pafundësisht mirënjohës!”, thotë Ismajli.
