Spektakli i mbrëmshëm në Big Brother Vip ka qenë i mbushur me befasi.
Kjo pasi pesë banorë të rinj iu bashkuan shtëpisë më të famshme në Shqipëri, gjersa të gjithë banorët konfirmuan shtyrjen e natës finale për datën 18 shkurt.
Një moment interesant u shënua kur gjatë një debati e sipër, aktorit Donald veshaj i rrëshkiti goja dhe pa dashur përmendi ish-të dashurën e tij, Bora Zemani.
Ai ka dashur t’i referohet Beniadës por mesa duket mendjen e ka pasur tërësisht diku tjetër.
Ndjekësit kanë kapur këtë moment dhe e kanë shpërndarë gjithandej.
View this post on Instagram
