Të fundit

Novak Djokovic ndalohet nga policia në Australi

Tenisti serb, Novak Djokovic është ndaluar në aeroportin e Australisë pasi kishte udhëtuar për të marrë pjesë në turneun “Australian Open”.

Djokovic kishte udhëtuar drejt Australisë edhe pse nuk ishte i vaksinuar, përkundër rregullave të udhëtimit dhe të turneut.

34-vjeçari raportoi dje se do të merrte pjesë në “Australian Open” edhe pse nuk ishte vaksinuar. Për këtë rast reagoi edhe kryeministri i Australisë.

“Në rast të provave të pamjaftueshme të mira, atëherë ne nuk do ta trajtojmë atë ndryshe nga kushdo tjetër – dhe ai do të kthehet në shtëpi me avionin e parë”, tha kryeministri i Australisë.

Mbetët të shihet nëse tenisti serb do të lejohet të marrë pjesë në “Australian Open”. Përndryshe Djokovic ka një rekord prej nëntë trofeve të fituar në Australi.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci