Liverpooli ka mposhtur Bournemouthin me rezultat 2 me 0 për të vazhduar sigurt rrugëtimin drejt titullit të Premier Ligës.
“Qershitë” nuk rrezikuan “Të kuqtë” që me dy gola të Mohammed Salah siguruan tre pikë në këtë takim.
Egjiptiani fillimisht realizoi nga penalltia, ndërkaq golin e dytë e realizoi në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, Liverpooli tubon 56 pikë, nëntë më shumë se Arsenali që të dielën do të përballet me Manchester Cityn.
