Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Gashi bashkë me kandidaten Linda Bekteshi ka mbajtur tubim në Sllovi të Lipjanit.
Ai ka thënë se Sllovia i priti me një atmosferë entuziaste dhe një përkrahje e jashtëzakonshme për LDK-në.
“Ky takim madhështor dëshmoi edhe një herë besimin e palëkundur të qytetarëve në vizionin e LDK-së për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Gashi.
“Një falënderim i veçantë për kryetarin e Degës së LDK-së në Lipjan, z. Imri Ahmeti, për pritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tij të palodhshëm në fuqizimin e LDK-së. Bashkë, po forcojmë rrugën e fitores”, ka thënë ai.
“Faleminderit, Sllovi e Lipjanit, për mbështetjen tuaj të madhe dhe për besimin që po i jepni Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
