Shumë mërgimtarë të cilët qëndruan në Kosovë për festat e fundtvitit tashmë janë duke u kthyer në vende të shumta të Evropës, por edhe më larg.
Kësisoj shumë prej tyre të cilët po udhëtojnë me vetura apo autobusë janë të detyruar të presin në pikat kufitare në dalje të Kosovës.
Saktësisht pritjet për dalje tek Dheu i Bardhë janë deri në një orë, kurse në Merdare deri në dy orë.
Tek Dheu i Bardhë kolona ka arritur në 300 metra, ndërsa në Merdare në 1700 metra.
Duhet përkujtuar që numri i mërgimtarëve të cilët erdhën këtë fundvit në Kosovë ishte tejet i lartë.

