Kandidati për deputet nga LDK, Izet Sadiku, ka mbajtur takim me qytetarët e Slivovës, ku u prit me entuziazëm dhe atmosferë të ngrohtë.
Sadiku nga ky takim tha se, ndryshimi është esencial dhe ky është momenti kur qytetarët e Kosovës janë më të vendosur se kurrë për të votuar LDK-në, përmes së cilës e ardhmja është e ndritur.
”Fitore dhe asgjë më pak! Këtë e konfirmuan edhe qytetarët e Slivovës, të cilët na pritën me entuziazëm dhe atmosferë mjaftë të ngrohtë. Ndryshimi është esencial dhe ky është momenti kur qytetarët e Kosovës janë më të vendosur se kurrë për të votuar #LDK, përmes së cilës e ardhmja është e ndritur”, tha Sadiku.
