Të fundit

Sulmohen policët në Prishtinë, Prizren e Pejë

Zyrtarët policorë janë sulmuar gjatë detyrës zyrtare në tri raste të ndara në Prishtinë, Prizren dhe Pejë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh të mërkurën.

Në Prishtinë, një i dyshuar e ka goditur me veturë policinë pasi fillimisht nuk e respektoi urdhrin për ndalim. Policia, sipas njoftimit, ka pësuar lëndime trupore ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Ndërsa në Prizren, dy të dyshuar sulmuan policët teksa po i shqiptonin kundërvajtje në trafik. Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

E në Pejë, një person lajmëroi Policinë se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar pas një mosmarrëveshje dhe ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari u identifikua nga Policia dhe gjatë arrestimit u përpoq të ikte, por pa sukses. Është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci