Të fundit

E konfirmon Prokuroria: Mbetjet në veturën e djegur në Podujevë janë të njeriut

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje të reja për gjetjen e një veture të djegur në Gllamnikë të Podujevës.

Sipas komunikatës së prokurorisë, mbetjet e gjetura në veturën e djegur janë të njeriut.

“Pas ekzaminimit të veturës ka rezultuar se ka prezencë të mbetjeve kockore, me ç’rast prokurori i shtetit ka angazhuar ekspertin antropolog mjeko-ligjor, i cili ka konstatuar se këto mbetje janë të njeriut”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i shtetit ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme, ndërsa nuk kanë dhënë detaje më tepër lidhur me rastin.

Lexo edhe:

Shkrumb e hi, publikohen pamje të veturës së djegur në Podujevë – dyshohet se në të ka eshtra njeriu

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci