Zafir Berisha, kandidat i Nismës Socialdemokrate për deputet ka zhvilluar takim elektoral me qytetarë të fshatit Korishë të Prizrenit.
Berisha ka thënë se luftëtar i denjë për Kosovë sot është ai që krijon kushte për zhvillim ekonomik, mirëqenje sociale, arsim cilësor dhe shëndetësi të avansuar.
Ndërsa, e ka shfrytëzuar mundësinë edhe ta thumbojë kryeministrin Kurti, i cili para disa ditësh tha se Serbisë duhet t’iu përgjigjemi me pushkën plot.
“Tipat që kanë harruar me i përdorën tabletat dhe flasin për “pushkë të mbushura” e të cilët kur ka qenë koha e pushkës i janë dorzu Serbisë me pizhama, duhet t’i themi jo me 9 shkurt”, ka shkruar Berisha në Facebook.
