Të fundit

Familja Gërvalla u kërkon falje Haradinajve, distancohet nga Donika Gërvalla

Familja Gërvalla është distancuar ndaj gjuhës së ministers së Jashtme, Donika Gërvalla ndaj UÇK-së dhe Ramush Haradinajt.

Kështu ka bërë të ditur Nasim Haradinaj, ish-kryetar i OVL-së së UÇK-së, pas një takimi që pati me familjen Gërvalla.

“HARADINAJT DHE GËRVALLAJT SI ÇDO HERË BASHKË !

ÇDO GJUHË DENIGRUESE PËR FAMILJËT ,UÇK-në dhe KOMBIN NE DISTANCOHËMI !”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai detaje të këtij takimi ka dhënë në një prononcim në RTV Dukagjini.

“Pritëm mysafir familjen Gërvalla, që erdhën me tregu se ne jem bashkë ashtu siç kemi qenë, ne jemi ata që në mesin e  familjeve tona nuk mund të hy askush, qoftë edhe anëtar i familjes tanë. Kështu që ata erdhën dhe thanë që distancohen nga fjalimi i Donikës, komplet dhe distancohen nga çdo fjalim që është kundër Haradinajt, kundër UÇK-së dhe kundër vetë këtij populli. Prandaj ata erdhën me tregu se ne jemi bashkë, dhe ne do të jemi gjithmonë bashkë, dhe kushdo qoftë që tenton, ose të dalë qoftë nga familje si dele e zezë, do të jetë i distancuar nga ta. Kështu që kjo është një shenjë solidariteti me popullin e Kosovës, me Drenicën me Llapin, Dukagjinin, Preshevën dhe me kombin”, ka deklaruar Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci