Fetah Paçarizi, kandidat i PDK-së për deputet ka thënë se është kënaqësi e krenari t’i shohësh bizneset duke ngjitur majat e duke kontribuar në ekonominë e vendit e në mirëqenien e qytetarëve.
Këto komente ai i ka bërë, pasi ka vizituar një kompani që ka një gamë të gjerë artikujsh nga fusha e ndërtimtarisë, sanitarisë, ndriçimit, mobilierisë, ujësjellësit, ngjyrave e fasadave.
“PDK-ja prioritet ka zhvillimin ekonomik në të cilin kontribut të drejtpërdrejt e të fuqishëm japin bizneset private, të cilat do të trajtohen me seriozitet duke ua lehtësuar procedurat burokratike dhe duke i mbështetur me të gjitha mekanizmat”, ka shkruar Paçarizi në Facebook.
