Të fundit

Mulaj: Tendenca për të manipuluar me votat e diasporës, shenjë paniku nga humbja e madhe që e pret LVV-në

Për raportimet lidhur me dyshimet për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në procesin zgjedhor ka reaguar edhe Besim Mulaj, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Mulajt, ky veprim tregon një shenjë paniku nga humbja e mundshme e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit në ikje, Albin Kurti.

”Panik nga humbja: Ambasadori i Kosovës në Kroaci i kapur në manipulim me votat e diasporës. Tendenca për të manipuluar me votat e diasporës nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk është asgjë tjetër veçse shenjë paniku nga humbja e madhe që e pret Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në ikje, Albin Kurti. Kur vota nuk mund të fitohet me mbështetje të sinqertë, atëherë provohet të sigurohet përmes skemave të dyshimta, por gjithçka ka një kufi. Martin Berishaj, i përfolur më herët për përfshirje në afera energjetike dhe transaksione të dyshimta financiare, tani del në dritë si i përfshirë edhe në manipulime zgjedhore. Kjo vetëm sa e konfirmon atë që dihet tashmë: njerëzit që kanë shfrytëzuar pushtetin për përfitime personale nuk ndalen vetëm me një skandal, por e vazhdojnë rrugën e tyre të errët sa herë që ndihen të rrezikuar”, thuhet në postimin e tij.

Sipas Mulajt paniku është i qartë.

“Përpjekja për të ndikuar në votën e diasporës nuk është vetëm një shkelje ligjore, por edhe një fyerje për qytetarët që jetojnë jashtë dhe që e marrin me shumë seriozitet të drejtën e tyre demokratike. Këta qytetarë, të cilët kontribuojnë ekonomikisht dhe me përkrahje për Kosovën, nuk mund të përdoren si instrumente politike nga ambasadorë të dërguar për të shërbyer jo popullin, por pushtetin. Paniku është i qartë. Zgjedhjet e ardhshme nuk janë më një garë për fitore, por një betejë për mbijetesë politike për ata që menduan se do të sundojnë përjetësisht. Sa më shumë të afrohet momenti i verdiktit nga qytetarët, aq më shumë do të shohim skandale të tilla, që në vend se të ndalin humbjen, vetëm sa e përshpejtojnë atë. Prandaj, është koha për ndryshim të vërtetë! Votoni Lidhjen Demokratike të Kosovës me numër 124 dhe më mbështesni mua me numër 79. Vota juaj është zëri për një të ardhme më të mire, ka thënë mes të tjerash Mulaj.

 

 

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci