Të fundit

Vlora Çitaku: Zgjedhja këtë herë është më e qartë se kurrë

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka falënderuar simpatizantët e PDK-së për mbështetetjen e vazhdueshme gjatë fushatës zgjedhore.

Çitaku ka thënë se këtë radhë zgjedhja do të jetë me qartë se kurrë pasi që do të votohet në mes të ndarjes dhe unitetetit, urrejtjes dhe respektit dhe mes atij që bërtet e atij që dëgjon.

Sipas Çitakut, Bedri Hamza do ta bashkojë dhe zhvillojë Kosovën.

Postimi i plotë:

Kemi hyrë në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, dhe zemra më është mbushur me mirënjohje për mbështetjen, dashamirësinë dhe besimin tuaj.

Çdo takim, çdo shtrëngim duarsh, çdo fjalë e ngrohtë na ka dhënë forcë dhe shpresë për të ardhmen.

Të dashur qytetarë,

Zgjedhja këtë herë është më e qartë se kurrë.

Mes ndarjes dhe unitetit, zgjidhni unitetin.
Mes urrejtjes dhe respektit, zgjidhni respektin.
Mes atij që bërtet dhe atij që dëgjon, zgjidhni atë që dëgjon.

Kosova ka fituar betejat më të mëdha kur ka qenë e bashkuar!

Bedri Hamza do ta bashkojë Kosovën. Bedri Hamza do ta zhvillojë Kosovën.

Forca Kosovë!
Voto 131.
Voto Bedri Hamzën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci