Të fundit

Grainca: Në kutitë e votimit do t’i japim formë të ardhmes sonë, votojeni VV-në

Adelina Grainca, kandidate e VV-së për deputete u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë nesër për VV-në.

Ajo thotë se kjo parti është alternativa e vetme për të ardhmen e qytetarëve.

“Të dashur qytetarë të Ferizajt e cep më cep Kosovës. Falë jush kjo ka qenë fushatë e veçantë dhe ju e keni bërë të ngrohtë. Na i keni hapur dyert e shtëpive në familje e në biznese. E më e rëndësishmja, ja keni hapur zemrat njëri-tjetrit. Për këtë do t’u jem përgjithmonë mirënjohëse e çdoherë do të jem, në shërbimin tuaj. Të gjitha takimet e bisedat tona, shpresat për të ardhmen e planet që kemi, kulmojnë nesër. Aty në kutitë e votimit do t’i japim formë të ardhmes sonë”, ka thënë Grainca në një video-adresim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci