Gjyqtari i ndeshjes mes Osasunas dhe Real Madridit është incizuar duke biseduar me Modriqin, të cilit besohet se i ka treguar se çfarë i ka thënë Jude Bellingham.
Anglezi u ndëshkua me karton të kuq pasi foli me gjyqtarin, i cili menjëherë nxori kartonin e kuq dhe e ndëshkoi.
“Bellingham më tha F*** You”, besohet se i ka thënë gjyqtari Modriqit.
“Jo, jo. Ai nuk të tha asgjë, nuk të tha asgjë”, i ka thënë Modriqi.
