Të fundit

Zelenski thotë se mund të ketë sulme të mundshme ruse në Evropë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, i paralajmëroi aleatët evropianë për sulme të mundshme ruse në të ardhmen. Duke ju referuar akuzave se Rusia kontrabandon qëllimisht emigrantë në BE përmes Bjellorusisë, Zelenski tha në Konferencën e Sigurisë në Mynih (MSC): “Po nëse herën tjetër nuk janë emigrantë – po sikur të jenë ushtarë rusë ose ushtarë të Koresë së Veriut?” Bjellorusia kufizohet me tri vendeanëtare të NATO-s, tha Zelenski. “Sa shpejt do të reagojnë aleatët e tyre – dhe a do të reagojnë vërtet?”

Shtetet anëtare të BE-së që janë fqinjë me Rusinë dhe aleaten e saj Bjellorusinë i akuzojnë ato se si pjesë të sulmeve “hibride” dërgojnë qëllimisht emigrantë në kufijtë e Evropës Veriore dhe Lindore për t’i detyruar ata të kalojnë kufijtë e BE-së.

Zelenski: Rusia po ndjek një taktikë të ngjashme si në Ukrainë.

Presidenti i Ukrainës deklaroi tani se ai ka njoftime nga shërbimet sekrete sipas së cilave këtë verë Moska dëshiron të transferojë ushtarë në Bjellorusi. Dislokimi i tyre do të deklarohet si stërvitje ushtarake – pra në mënyrë të ngjashme sikurse u përgatit edhe pushtimi rus i Ukrainës tre vjet më parë. Gjithësesi Zelenski nuk dha ndonjë dëshmi tjetër.

Në sfondin e ndryshimit të pushtetit në SHBA, Zelenski tha se marrëdhëniet e vjetra midis Evropës dhe SHBA-së “po i afrohen fundit”. Duke pasur parasysh pasigurinë për mbështetjen e ardhshme nga Uashingtoni, Evropa duhet “të bashkohet dhe të veprojë në një mënyrë që askush të mos mund t’i thotë jo Evropës, ta komandojë atë ose ta trajtojë atë si të dobët”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci