Të fundit

Trump dhe Putin mund të takohen këtë muaj

Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të takohen që në fillim të këtij muaji, megjithëse një takim ballë për ballë do të marrë kohë për t’u përgatitur, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Peskov tha se bisedimet SHBA-Rusi të mbajtura të martën në Riad, ishin një “hap i rëndësishëm” drejt arritjes së një zgjidhjeje për luftën.

Por ai tha se marrëdhëniet midis dy superfuqive globale, së pari duhet të ringjalleshin përpara se të rivendoseshin.

Dje, Trump tha gjithashtu se mund të takohet me Putinin këtë muaj dhe hodhi poshtë shqetësimin e Ukrainës, për të mbetur jashtë bisedimeve në Arabinë Saudite për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Takimi në Riad shënoi një tjetër hap të rëndësishëm nga administrata Trump, për të ndryshuar politikën amerikane për izolimin e Rusisë.

Në fillim të këtij muaji, presidenti amerikan tha gjithashtu se ai dhe Putin kishin rënë dakord të fillonin negociatat për përfundimin e luftës pasi ai pati një telefonatë me liderin rus.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci