Kryeministri në detyrë Albin Kurti priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Siç bëhet e ditur në një njoftim, ata diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve.
“Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
