Skuadra e Barcelonës ka arritur ta barazojë rezultatin përball Atletico Madridit në ndeshjen gjysmëfinale të Copa del Rey.
Pedri shënoi për 1:2 në minutën e 19, ndërkaq dy minuta më vonë Cubarsi realizoi për ta barazuar rezultatin.
Atletico Madridi zhbllokoi rezultatin në minutën e parë të ndeshjes, kurse e dyfishoi atë në minutën e gjashtë, por gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë.
Derisa po zhvillohet minuta e 23-të, rezultati është i barabartë, 2:2.
