Të fundit

Cakolli i DnV-së: Ja kur i skadojnë kompetencat qeverisë aktuale

Eugen Cakolli nga organizata jo-qeveritare Demokracia në Veprim (DnV) tha se qeverisë aktuale do t’i skadojnë kompetencat e saj kushtetuese në momentin e certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Cakolli tha se mandati i qeverisë ndërlidhet direkt me mandatin e kuvendit.

“Mandati i Qeverisë lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, jo me përmbushjen e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit (22 mars)”, tha ai.

“Prandaj, Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja”, tha Cakolli.

Cakolli tha se ekzekutivit do t’i ndërrohet statusi në ‘qeveri në detyrë’ vetëm pasi të konstituohet kuvendi.

“Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve. Vetëm atëherë, Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” – derisa të zgjidhet Qeveria e re”, tha ai. /Paparaci.com

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci