Të fundit

Trump trondit Evropën: Po vendosim taksë 25% për të gjitha produktet e BE-së

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar Bashkimin Evropian, duke shpallur tarifa të reja kundër tyre dhe ka thënë se BE-ja është formuar për të kundërshtuar fuqinë amerikane.

Presidenti amerikan foli për nevojën e miratimit të tarifave për vendet e BE-së, duke theksuar se, sipas tij, BE-ja u themelua me qëllim të minimit të fuqisë ekonomike amerikane.

“Unë i dua vendet evropiane. Tash le të bëhemi të sinqertë. Bashkimi Evropian ishte formuar në mënyrë që ta hiqte qafe ShBA-në. Dhe, ata ia kanë arritur kësaj deri në një far pike, por tash jam unë president” tha Trump.

“Ata përfituan prej nesh. Nuk na marrin makinat tona dhe në thelb nuk marrin produktet tona bujqësore. Ne marrim gjithçka prej tyre,” shtoi Trump.

Zgjidhja e administratës Trump është vendosja e tarifave për importet e mallrave nga BE-ja me një taksë fillestare prej 25 për qind.

“Ne kemi marrë një vendim dhe do ta publikojmë shumë shpejt. Do të jetë 25 për qind në përgjithësi dhe do të jetë për makinat dhe të gjitha gjërat e tjera,” tha Trump.

I pyetur për tarifat e mundshme hakmarrëse nga BE për mallrat amerikane, presidenti amerikan tha se nuk ishte i shqetësuar.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci