Të fundit

Vrasjet makabre ndaj grave që tronditën Kosovën ndër vite

Rastet e vrasjeve të grave nga burrat e tyre në Kosovë nuk janë të rralla, e shoqërohen me detaje rrëqethëse. Por, krahas kësaj pothuajse në shumicën prej tyre ka neglizhencë të policisë e prokurorisë, kurse reagimet që vijnë pas këtyre vrasjeve nuk kanë mjaftuar asnjëherë që të ulet numri i tyre.

Në javën e parë të Janarit të këtij viti Kosova u trondit nga një vrasje që ndodhi në Llaushë të Skenderajt të mërkurën e 5 janarit, ku 48-vjeçarja Lirie Qerimi u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj 51-vjeçar Skender Qerimi.

Prokuroria tashmë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për Caktimin e Masës së Paraburgimit ndaj 51-vjeçarit. Ndërkohë që policia pas këtij rasti ka njoftuar se ka gjetur një armë zjarri të llojit pistoletë me tre fishekë dhe gjashtë gëzhoja.

51-vjeçari Skender Qerimi ishte dorëzuar vetë në Polici, ndërkohë që viktima kishte kërkuar mbrojtje nga shteti më 1 janar të këtij viti, për shkak të dhunës që burri i saj kishte ushtruar ndaj saj, raporton Paparaci.

Mirëpo, prokurorja e këtij rasti, e cila kishte qenë në kujdestari më 1 janar, kur Liria kishte kërkuar ndihmë nga institucionet, Stojanka Kasaloviq, u raportua se ka liruar burrin e 48-vjeçarës.

Ndërkohë që Kryeprokurori i Mitrovicës, Ismet Ujkani, ka thënë se kryeprokurorja 63-vjeçare nuk ka dhënë urdhër që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Për vrasjen e 48-vjeçares Lirie Qerimi kanë reaguar edhe nga Qeveria e Kosovës. Kurse, ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar se për vrasjen e 48-vjeçares përgjegjës janë institucionet e shtetit.

Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar masa ndaj prokurores së rastit Stojanka Kasaloviq dhe mbrojtjes së viktimave. Albulena Haxhiu ka demantuar kryeprokurorin Ismet Ujkani, i cili tha se Kasaloviq nuk e liroi 51-vjeçarin në procedurë të rregullt.

Haxhiu tha se 51-vjeçari u la i lirë, pasi që prokurorja e rastit, Stojanka Kasaloviq, ka kërkuar që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

E para e Drejtësisë po ashtu akuzoi mbrojtësen e viktimave, për të cilën tha se nuk ka shkuar te viktima në polici më 1 janar, por ka kërkuar që lënda t’i dërgohet në e-mail.

Një vrasje tjetër makabër që tronditi vendin është vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani të dielën e 22 gushtit Të 2021-ës në Ferizaj. Ajo u dërgua pa shenja jete nga në emergjencën e këtij qyteti nga Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu.

Marigona Osmani u vra nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa, pasi ky i fundit dyshonte se e ndjera e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij. Kësisoj Krivaqa kishe ushtruar dhunë psike dhe fizike ndaj Marigonës, deri në momentin kur ajo kishte humbur jetën.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu ende ndodhen në paraburgim, shkruan Paparaci.

Por, vrasja e Marigona Osmanit nuk është ndër të vetmet që kanë tronditur shoqërinë, por dhe themelet e drejtësisë e sigurisë në vendin tonë.

Viti 2011 shënoi një tjetër vrasje të një gruaja nga bashkëshorti i saj. Ishte mesditë kur Diana Kastrati u vra nga bashkëshorti i saj Adnan Jashari, vetëm disa metra larg shtëpisë.

Ndonëse kanë kaluar 11 vite që nga vrasja e Dianës, i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, Adnan Jashari është ende në arrati.

Viti 2015 shënoi edhe dy vrasje tjera po aq kas të rënda e po kaq tronditëse.

Me 23 tetor të vitit 2015 Zejnepe Berisha u vra nga bashkëshorti i saj Nebih Berisha. Vrasja makabër kishte ndodhur në sy të vajzës së tyre të mitur, ku Nebihu kishte goditur 20 herë radhazi, në të gjitha pjesët e trupit, me këmbëngulësi dhe në mënyrë brutale.

Për këtë rast, gjykata kishte vendosur që vrasësi, të dënohet me 12 vjet burgim, por pas presionit dhe analizimit të rrethanave dhe mënyrës së vrasjes ky dënim ishte rritur në 17 vjet burgim.

Por, në këtë vit vendi u trondit me një nga vrasjet më të rënda, atë të 24-vjeçares Donjeta Pajazitaj, nga Strellci i Deçanit. Donjeta u vra nga kushëriri i saj Naser Pajazitaj.

Ishte data 9 nëntor e vitit 2015 kur Donjeta ishte zhdukur, për tu gjetur pas 6 javësh në malet e fshati të saj të lindjes, përcjell Paparaci.

Pothuajse 6 vjet pas rastit, gjykata dha verdiktin final në lidhje me këtë vrasje, duke e dënuar Naser Pajazitajn me burgim të përjetshëm. Mirëpo, më 30 nëntor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e Naser Pajazitajt.

Sipas këtij vendimi, Naser Pajazitaj do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga gjykata e shkallës së parë.

Gushti i vitit 2018 ishte tronditja e radhës, këtë herë Valbona Nderecaj 34-vjeçare u vra së bashku me vajzën e saj 9-vjeçare, nga bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj.

Në vitin 2018 kishte ndodhur edhe një vrasje e rëndë e një femre. Sevdije Berisha e gjeti vdekjen pasi nga burri i saj, Isen Berisha, e kishte goditur disa herë me sopatë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. E gjithë kjo kishte ndodhur derisa ajo ishte në gjumë.

Përveç vrasjes së gruas, Isen Berisha kishte plagosur edhe renë e tij shtatzëne Arlindën e cila ka tentuar ta parandalojë dhunën. Ajo ishte goditur në kokë dhe në krahun e majtë me sopatë.

Një vrasje tjetër që tronditi Kosovën është ajo e Armenda Aliut, gjithashtu nga bashkëshorti i saj, në gusht të vitin 2019.

Çifti kishte pak ditë që kishin ardhur për pushime nga Zvicra në Kosovë. Problemet e çiftit kishin bërë që që 61-vjeçari, të ia marrë jetën me armë zjarri gruas së tij, 42-vjeçare, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre, në lagjen “Hysni Morina” të Prizrenit.

Policia kishte gjetur 15 gëzhoja plumbash në vendin e ngjarjes, të cilat u shkrepën nga revolja me të cilën dyshohet të ketë ndodhur e gjithë ngjarja e rëndë.

Nga plagët e rënda të shkaktuar nga goditjet me shufër metalike, vdekjen e kishte gjetur edhe Sabile Mavrovqani nga Kamenica.

Ajo ishte vrarë nga bashkëshorti i saj Nuhiu, në korrik të vitit 2020. Sipas aktakuzës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën, ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Nuhi Mavrovqani kishte pranuar veprën e kryer, derisa është dënuar me burgim të përjetshëm.

Kurse me 14 mars të 2021-ës Sebahate Sopi u vra nga burri i saj Lulëzim Sopi, për siç pati njoftuar policia në atë kohë, motive xhelozie.

Sebahate Sopi e kishte denoncuar tri herë në polici burrin e saj për dhunë në familje, porse në asnjë rast nuk ka pasur vendim efektiv nga ana e prokurorisë./Paparaci.com

51-vjeçari dyshohet se vrau gruan në Skenderaj

Pas tragjedisë në Skenderaj, flet kryetari i fshatit

I dyshuari për vrasjen në Skenderaj u vetëdorëzua në Polici

Lirimi i vrasësit të dyshuar në Llaushë, kjo ishte prokurorja e rastit

RrGK: Dënim maksimal ndaj burrit që vrau gruan në Skenderaj

Qeveria dënon ashpër vrasjen e gruas në Llaushë të Skenderajt

Vrasja e 48-vjeçares në Llaushë, Skenderaji mbushet me grafite

Para vrasjes në Skënderaj, familjarët ishin mbledhur për ta pajtuar çiftin

Vrasja e Lirije Qerimajt, nesër protestohet në Skenderaj

Haxhiu për vrasjen në Skenderaj: Përgjegjës janë institucionet

​Nura: E papranueshme neglizhenca e policisë dhe prokurorisë

Vrasja në Llaushë, kërkohet ekzaminimi psikiatrik i të dyshuarit

“Kush është polici dhe prokurori që e kanë lënë të lirë kafshën e Llaushës?”

Vëllai i vrasësit në Llaushë: Ai ka tentu me e mbytë bashkëshorten e tij dy-tri herë

Deklarata e familjarit të gruas së vrarë në Llaushë implikon policinë në një skandal

Kërkohet paraburgimi i burrit që vrau bashkëshorten e tij në Llaushë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci