Të fundit

Elezi: Sot përfundon numërimi votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i zgjedhjeve bëri të ditur se numërimi i votave të diasporës nga votimi fizik në përfaqësitë diplomatike pritet të përfundojë sot gjatë ditës për të vazhduar më pas me numërimin e votave me postë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem gjatë procesit të numërimit të këtyre votave.

“Sa i përket numërimit të votave që u takojnë përfaqësive diplomatike ky proces do të kryhet sot , ditën e enjte për të nisur pastaj numërimin e votave të diasporës nga votimi me postë që janë më shumë se 63 mijë. Deri në mesnatë janë numëruar gati gjysma e kutive”, tha Elezi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci