Të fundit

OSBE reagon pas raportimeve se serbja e arrestuar për spiunazh ishte punëtore e tyre

Të premten e 28 shkurtit, Jelena Gjukanoviq, u arrestua në regjionin e Mitrovicës.

Ajo dyshohet se kishte kryer aktivitete të spiunazhit për BIA-n.

Sot asaj iu caktua masa e paraburgimit prej një muaj.

Nga mediat u raportua se Gjukanoviq, ishte punonjëse e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE).

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe misioni i kësaj të fundit në Kosovë.

OSBE në reagim thotë se janë në dijeni bazuar nga raportimet e mediave dhe se janë kontakt me përfaqësuesin e tyre ligjor.

Tutje në reagim thuhet se ky mision, nuk mund të komentojë më tej për këtë rast për shkak të hetimeve në vazhdim, duke shtuar se mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse.

“Misioni është në kontakt si me institucionet përkatëse ashtu edhe me Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci