Të fundit

E konfirmon Musliu-Shoshi: Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të KiE-së për statusin e mysafirit special

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi e cila ishte pjesë e delegacionit të Kosovës ka reaguar pasi nuk hyri në agjendë të Komitetit për Politikë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Musliu-Shoshi në një postim në Facebook bën të ditur se në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim që sipas saj ishte e papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi.

“Sot, në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci, morëm pjesë si delegacion, ku në agjendë ishte edhe opinioni për ngritjen e statusit të Kosovës në këtë organizatë. Në fillim të takimit, me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës, një zhvillim i papritur që nuk ishte paraparë as në grupet politike dhe as si mundësi.

Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare”, shkruan deputetja Musliu-Shoshi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci