Të fundit

Komuna e Malishevës nis shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së”

Në Komunën e Malishevës kanë filluar aktivitetet e parapara për shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së”.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se sot në të gjitha shkollat e komunës, orët e para të mësimit iu kushtuan “Epopesë së UÇK-së”, ndërsa u mbajt edhe një seancë solemne e Kuvendit të Komunës.

Aty u fol se si 27 vjet më parë, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, familja Jashari luftoi dhe u flijua për lirinë e vendit.

Pas kësaj mbledhjeje, u bënë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, në Kleçkë dhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Tutje bëhet e ditur se aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe do të përmbyllen më 7 mars me ndezjen e zjarreve dhe flakadanëve në kompleksin “Kodra e UÇK-së” në Ngucat.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci