Të fundit

Vetëm edhe pak vota pa numëruar, sot pritet të përfundojë procesi

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po numërohen kutitë e fundit të votave nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025.

Procesi tashmë është drejt përfundimit, pasi të numërohen vetëm votat e personave me nevoja të veçanta, ku kanë mbetur edhe dy pako.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar për një konferencë për media që ishte paraparë të mbahej në orën 19:00.

Megjithatë, konferenca pritet të fillojë me pak vonesë, pasi numërimi i kutive të fundit ende nuk ka përfunduar plotësisht.

Sipas zyrtarëve të KQZ-së, procesi mund të përfundojë rreth orës 21:00.

Pas mbylljes së numërimit, pritet që KQZ të dalë me një deklaratë për rezultatet përfundimtare dhe procesin zgjedhor në tërësi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci